Plagoset një person para një diskoteke në Graçaincë

Plagoset një person para një diskoteke në Graçaincë

Një person është plagosur të shtunën mbrëma para një diskoteke në Graçanicë.

Sipas raportit të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50.

“Raportohet se në rrethana të panjohura, në një hapësirë para një lokali-diskotekë, është plagosur me armë zjarri viktima mashkull kosovar”, njofton policia.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti nën hetime. 

Related Articles