Një gazetar i shquar holandez i krimit është plagosur rëndë nga të shtënat në një rrugë në kryeqytetin e Holandës.
Policia tha se një burrë u dërgua në spital në një gjendje të rëndë pasi u qëllua në qendër të qytetit të Amsterdami të martën në mbrëmje.
Transmetuesi kombëtar NOS e identifikoi viktimën si Peter R de Vries, një reporter i famshëm i krimit në Holandë.
Një raport tha se ai u qëllua nga personi i armatosur pasi u paraqit në një emision televiziv.
Videot e tregojnë atë të shtrirë në dysheme me një plagë të dukshme me armë zjarri në kokë.
Policia po kërkon për një burrë me strukturë të hollë, një xhaketë të gjelbër ushtarakedhe një kapele të zezë.
Njerëzve u është kërkuar që të mos i afrohen vetë dhe të telefonojnë shërbimet e urgjencës nëse e shohin, raporton BBC.
Një komentator i shpeshtë në programe televizive, de Vries i cili është 64 vjeçar, është i njohur për hetimet e tij të krimit në Holandë.
Si reporter, ai ka mbuluar raste të shumta të profilit të lartë, duke përfshirë rrëmbimin e viti 1983 të pronarit të birrarisë Freddy Heineken.