Plagosi rëndë një person, “The Wanted” ekstradon 26-vjeçarin shqiptar nga Greqia

Plagosi rëndë një person, “The Wanted” ekstradon 26-vjeçarin shqiptar nga Greqia

Policia shqiptare ka njoftuar se në kuadër të  operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted” është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri një 26-vjeçar.

Sipas policisë, ai kishte plagosur rëndë, me thikë një person gjatë një konflikti në Kuçovë,

“Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë”.

“Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ka plagosur rëndë, disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit me të”, thuhet në njoftimin e policisë

Related Articles