Plagosi të dashurën dhe më pas veten, Policia jep detaje për incidentin e rëndë në Ferizaj

Plagosi të dashurën dhe më pas veten, Policia jep detaje për incidentin e rëndë në Ferizaj

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth ngjarjes së  rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas ka qëlluar veten.

Sipas Policisë, të dyshuarit dhe viktima janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes, autoritetet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, një karikator me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar.

“VRASJE NË TENTATIVË. Ferizaj 10.04.2026, 21:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një  karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”, njofton PK. /

Related Articles