Plagosja e 30-vjeçares nga burri i saj, flasin nga QKUK-ja

Plagosja e 30-vjeçares nga burri i saj, flasin nga QKUK-ja

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Gruaja rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj.

Ajo është takuar nga njësia Policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, me ç’rast ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Për të konfirmuar gjendjen e saj shëndetësore, nga QKUK-ja thonë se e plagosura nuk ka asgjë serioze, dhe e njëjta është lëshuar në përcjellje të Policisë.

Rastin e e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles