Pesë personave u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë nga ana e prokurorit të shtetit, për rastin në Lupç të Podujevës, ku tre veta u plagosën me armë zjarri dhe një tjetër me thikë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Deri tani nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentative”, u shpreh Ahmeti.
Përndryshe, njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik për jetë, ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku.
Ai, para mediave sot, ka theksuar se dy nga të lënduarit pritet që sot brenda ditës të lirohen nga trajtimi mjekësor.