Gjykata Themelore Pejë sot i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, Agron Gashi, i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë, përcjellë Enigma.
I dyshuari Agron Gashi, është mbrojtur në heshtje.
Ai po akuzohet me veprën penale “vrasje në tentativë”, :mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “kanosje”.
Në arsyetimin e Prokurorisë, u kërkua caktimi i paraburgimit për të pandehurin, për shkak që sic thuhet aty i njëjti mund të arratiset, përsërit veprën e njëjtë penale dhe të ndikojë në dëshmitarë.
Po ashtu, përveç Agron Gashit, Prokuroria ka kërkuar të merret vendimi për arrest shtëpiak ndaj L.G. pasi që dyshohet se ka ndihmuar për arratisjen e të dyshuarit.
Të plagosur nga ky rast kanë mbetur Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti. Njëri nga ta është gjendje të rëndë shëndetësore, të konfirmuar edhe mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).