Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur i tronditur nga ngjarja që ndodhi sot në qytetin e tij, ku mbeten të plagosur tre persona.
Bulliqi ka thënë se një nga dy të plagosurit ishte i përfshirë në rastin, ndërsa tjetri ka qenë kalimtar i rastit.
“Në prononcimin për ATV-në fola për rastin e plagosjes së dy qytetarëve tanë në qendër të qytetit, në këtë rast sipas informacioneve që kemi nga stacioni policor, bëhet fjalë për dy të plagosur, njëri prej tyre llogaritet të jetë pjesë e aktit që ka ndodhur, ndërsa tjetri kalimtar i rastit”, ka shkruar ai.