Plagosja në Prishtinë, kjo është gjendja e viktimave

Plagosja në Prishtinë, kjo është gjendja e viktimave

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga thika në kryeqytet, këtë të shtunë.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, tha se viktimat kanë marrë lëndime serioze nga therja me thikë, derisa shton se gjendja e tyre është stabile.

“Janë në emergjencë duke i kryer ende ekzaminimet. Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha Syla.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Enis Pllana, zëdhënës i policisë në Prishtinë.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë.  Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thotë Pllana.

Tutje, zyrtari policor shtoi se po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Related Articles