Një konflikt ka ndodhur mes dy familjeve në fshatin Gjonaj të Prizrenit, që ka përfunduar me rrahje dhe plagosje. Incidenti eskaloi nga një debat verbal në sulm e më pas edhe në përdorimin e armës.
Sinjali ka mësuar se njëra nga familjet e përfshira është ajo Likaj.
Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Sipas informacioneve të para, njësi ka marrë plagë nga arma e zjarrit, kurse tjetri nga sulmi me shkop bejsbolli.
Personat e dyshuar janë arratisur dhe tashmë po kërkohen nga Policia e Kosovës, thonë tutje të njëjtat burime.