Plagosje në Pejë

Plagosje në Pejë

Policia njofton se të dielën në fshatin Baran i Epërm të Pejës një person është plagosur me armë zjarri në një lokal.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura në një lokal ishte plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar mashkull kosovar i cili pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Related Articles