Plakolli nga Koalicioni për Familje: Veshjen kombëtare do ta fus në Kuvend

Plakolli nga Koalicioni për Familje: Veshjen kombëtare do ta fus në Kuvend

Koalicioni për Familjen ka zgjedhur një mënyrë interesante për të bërë fushatën e tyre.

Në kuadër të fushatës elektorale këta të fundit kanë organizuar performancën artistike në sheshin “Skënderbeu” të titulluar “Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafirë”.

Kjo ngjarje do të zhvillohet si pjesë e kampanjës “Shqiptari në Parlament” dhe ka për qëllim t’i ofrojë qytetarëve mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me kandidatët e Koalicionit për Familjen.

Sokol Plakolli, pjesë e listës së Koalicionit për Familjen, i cili do të jetë i veshur me rroba tradicionale në një “odë” të improvizuar në Sheshin “Skënderbeu” do të presë mysafirët për një moment të veçantë dhe të ngrohtë në këto ditë dimri.

Lidhur me këtë kandidati për deputet nga ky koalicion, Ferid Agani, ka thënë se Plakolli e ka zgjedhur një rrugë me vlera kulturore.

“Unë kam ardhur sot në cilësinë e njërit nga bashkudhëheqësit e Koalicionit për Familje qe të mbështes Sokolin në fushatën e tij parazgjedhore. E ka zgjedhur një rrugë me vlera kulturore, ta zënë karrigen në Kuvend të Kosovës. Mendoj se Sokoli e meriton ka treguar edhe në vitet e kaluar një shkallë të aktivizmit qytetar”, u shpreh ai.

Sokoli është shprehur se synon që veshjen kombëtare do ta fus në Kuvendin e Kosovës.

“Parlamenti është një lloj shtëpie e jona, atje kemi të gjitha modelet nga gjithë popujt që e përbejnë shtetin e Kosovës. Unë kam marr një guxim intelektual personal që rrobën kombëtare ta fus në parlament dhe për 365 ditë këtë rrobë ta prezantoj atje. Jo të flas shumë si në fushatë, të flas pak por qytetarë dhe vetë deputet me pa qoftë edhe figurën e Adem Jasharit. Shpesh shoh dukuri të dëmshme në parlament, problematik që trajtohen jo në mënyrë adekuate siç jemi mësuar në odën e shqiptarit”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma

Related Articles