Plani evropian, Haradinaj: Tash është i mundur anëtarësimi në NATO

Plani evropian, Haradinaj: Tash është i mundur anëtarësimi në NATO

Marrëveshja e arritur me Serbinë sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, do ta mundësojë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas tij, Kosova duhet të bashkëpunoj me partnerët ndërkombëtarë për shkak se vetëm atëherë është i mundur suksesi i shtetit.

“E dimë kapacitetin tonë sa arrijmë ne vetëm, e shohim sa është dallimi kur punojmë bashkë me ta, shumë suksese i kemi arritë bashkë me ta, sidomos kryesoret, lirinë, pavarësinë, ushtrinë e Kosovës, ecjen përpara, besoj që ajo që është jetike, anëtarësimi në NATO është e mundshme tash”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se me planin evropian Kosova ka arritur të fitoj njohjen defakto nga Serbia.

Po ashtu sipas tij në planin ndërkombëtar Kosova e ka edhe njohjen dejure duke mos dhënë asgjë në shkëmbim.

“Në asnjë element të vetin, ska asnjë dalje nga kushtetuta e ligjet e Kosovës, këtu është shpërblimi për Kosovën, nuk e kem marrë njohjen bilaterale me Serbinë por nuk na është kërku ndonjë kompensim i ri, apo jashtë kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Edhe pse nuk jemi fitues absolut s’e kem nxjerr njohjen biletarale,, e kemi njohjen defakto nga Serbia, njohjen dejure nga Serbia për Kosovën në planin ndërkombëtar pa kompensime të reja, pa i dhënë diçka Serbisë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se pretendimet e partive opozitare të cilat thonë se me këtë marrëveshje Kosova ka pësuar regres nuk qëndrojnë.

Për vetëmenaxhimin ai ka thënë se eksiton edhe sot në komunat e Kosovës dhe nuk ka asnjë rrezik.

Related Articles