Ukraina ka marrë pothuajse 4.2 miliardë euro nga Bashkimi Evropian. Është pagesa e parë e BE-së në kuadër të “Lehtësimit të Ukrainës” – një plan financiar që synon të mbështesë rimëkëmbjen e vendit përballë agresionit të Rusisë.
“Lehtësia e Ukrainës”, hyri në fuqi më 1 mars të këtij viti, shkruan Euronews.com.
Plani katërvjeçar, në të cilin BE-ja do të japë deri në 50 miliardë euro grante dhe kredi, synon të luajë një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës.
Njoftimi vjen pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pranoi për herë të parë inkursionin ukrainas në Rusi.
Të hënën, Zelensky tha se operacioni ushtarak në rajonin e Kurskut është një përpjekje për të ndaluar granatimet ruse.
Ai tha se “Është e drejtë të shkatërrohen terroristët rusë atje ku janë, nga ata nisin sulmet e tyre”.