Plani operativ ‘Goditja’: Pesë armë të sekuestruara e 11 persona të arrestuar, Policia jep detaje për aksionin në Pejë

Plani operativ ‘Goditja’: Pesë armë të sekuestruara e 11 persona të arrestuar, Policia jep detaje për aksionin në Pejë

Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtëna me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Kjo u bë me qëllim të shtimit të masave të sigurisë dhe operacioni do të shtrihet në gjithë vendin.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë ka bërë me dije se që nga 8 gushti janë duke vazhduar me zbatimin e këtij plani operativ.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre ditё janё realizuar:

  • Janё realizuar 125 patrulla policore
  • Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve
  • Janё kontrolluar 644 vetura
  • Janё legjitimuar 480 persona
  • Janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme
  • Janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test
  • Janё arrestuar 11 persona
  • Janё sekuestruar 47 copё municion
  • Janё sekuestruar 5 armë.

Ndryshe sipas njoftimit të Policisë, detyrat që parashihen të realizohen gjatë zbatimit të planit operativ ‘Goditja’, janë shtimi i aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafene, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato.

Mes tjerash, u tha se do të shtohen kontrollet policore ndaj personave e automjeteve me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të gjërave të ndaluara me theks të veçantë armëve dhe mjetet tjera të rrezikshme për jetën.

Kujtojmë se brenda gjashtë ditësh ndodhën tri vrasje të rënda në lokale të ndryshme në Prishtinë, Klinë dhe në Runik të Skenderajt.

Related Articles