Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhënien e tij me miliarderin amerikan , George Soros, ndërsa është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel.
Sa i përket hipotezave se Rama, Vuçiq dhe Thaçi të mbështetur nga Soros po bënin plane për ndarjen e Kosovës, ai i ka quajtur legjenda kreshnikësh.
“Unë i jam mirënjohës, çfarë është më e bukura, ka një legjenda kreshnikësh të treguara për njerëz për të brohoritur që e kanë gramaturën nën gramaturën e një fëmije, njerëz me tru të pazhvilluar pa ditur asgjë. Kjo ndarja e Kosovës është bërë fakt, se si u zhvillua plani, se si do ndahet Kosova fshehtas. Ku do shkonte, plani do ndahej natës Kosova?
“Nëse do të kishte plane do shkonte nëpër parlamente, referendume. I biri që ka marrë drejtimin e fondacionit së bashku me një grup njerëzish që është një prej tyre që ka qenë në bombardimet e Serbisë, Brajan mbështet Ballkanin e Hapur. Nuk e ka thënë Soros, është një iniciativë. Ballkanin e Hapur ta shpjegon si një njeri që e njeh ekonominë”, tha Rama.