Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për një rast të dhunës në familje, me ç’rast dyshohet se vëllai ka rrahur motrën dhe e njëjta ka pranuar trajtim mjekësor, raporton Gazeta “Enigma”.
I dyshuari ka deklaruar se viktima fillimisht ka pasur mosmarrëveshje me motrën e tyre, më pas i njëjti ka ndërhyrë dhe viktima është rrëzuar në shkallët e shtëpisë.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë, 22.05.2021 – 22:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është rrahur nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur i cili ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta kishte mosmarrëveshje me motrën e tyre dhe i dyshuari kishte ndërhyrë dhe pasi e kishte shtyrë me qëllim që të largohet, viktimën ajo ishte rrëzuar në shkallet e shtëpisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.