Plotësohen vendet e lira në këshillat drejtues në institucionet kulturore

Plotësohen vendet e lira në këshillat drejtues në institucionet kulturore

Për hir të funksionalizimit të plotë të institucioneve kombëtare të kulturës, me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë plotësuar vendet e lira në këshillat drejtues aty ku kishte nevojë për plotësim.

Në Këshillin Drejtues të Filarmonisë së Kosovës, anëtarët e ri të emëruar janë Kreshnik Aliçkaj dhe Milot Mustafa, përfaqësues i MKRS-së.

Kurse në Këshillin Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës emërohet Arlinda Hajrullahu, përfaqësuese e MKRS-së.

Poashtu në Këshillin Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës emërohet Fatbardha Nasufi, përfaqësuese e MKRS-së.

Në Këshillin Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës emërohet Bardh Rugova. Dhe në Këshillin Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës emërohen Besim Ugzmajli, More Raça, Xhejlane Tërbunja, dhe Bislim Bislimi, përfaqësues i MKRS-së.

Ministria zotohet për bashkëpunim maksimal dhe zbatim të të gjitha obligimeve dhe detyrave për të ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të institucioneve kombëtare të kulturës, ndërtimin e një vizioni të ri për kulturën dhe arritjen e standardeve më të larta artistike në Kosovë. 

Related Articles