Dita e punës nuk i shkoi si zakonisht një punëtori të një dyqani rrobash në Drenas, para dy ditësh. Për motive akoma të panjohura, ai u kërcënua seriozisht nga një person i dehur që u fut brenda lokalit, në orët e mbrëmjes dhe shkaktoi sherr.
Siç mëson Sinjali rasti ka ndodhur në LC Waikiki në Komoran, ku një punëtor 24-vjeçar u përballë me të dyshuarin, i cili e ka kanosur teksa ishte në vendin e tij të punës.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije së bëhet fjalë për S.Haxhiun, i moshës 67-vjeçare i cili e ka kërcënuar të riun me fjalët ‘plumbat në trup do t’i lë”, lidhur me një rast të mëhershëm për të cilin i dyshuari pretendon se është përfshirë viktima.
Posa rasti është denoncuar në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.
Ndërsa në veturën e tij, pas kontrollit policor është gjetur një armë, e cila është sekuestruar nga zyrtarët policorë
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe inicimin e rastit.