Pm e pranon letrën nga Sara, e bën publike

Pm e pranon letrën nga Sara, e bën publike

Pm që nga e premta nuk është më pjesë e BBV.

Pajtim Krasniqi apo i njohur si Dj Pm ka qenë një nga banorët në Big Brother Vip që është pëlqyer për pozitivitetin e tij në shtëpi.

I eliminuar me votat e publikut ai la pas në shttëpi mikun e tij Arbrin dhe partneren e tij Sarën.

Dje Sarah ka treguar se i ka shkruar letër Pm-it ku e ka falenderuar për gjithçka ka bërë për të.

Ndër të tjera ajo i ka thënë se po i mungojnë ‘puthjet me pështymë’.

Derisa sot Pm ka treguar se produksioni i ka dhënë letrën e Sarës të cilën ai e bëri publike./Gazeta Enigma/

Related Articles