Babai i Rashicës emërohet drejtor i Shëndetësisë në Vushtrri

Babai i Rashicës emërohet drejtor i Shëndetësisë në Vushtrri

Babai i futbollistit kosovar Milot Rashica, Nexhmedin Rashica, është bërë drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Vushtrrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Jam i nderuar për besimin e dhënë ndaj meje, për të udhëhequr me “Drejtorinë e Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale”. Nderi, respekti dhe përkushtimi për ju, do jetë prioriteti im në çdo kohë”, shkroi ndër tjera ai./Gazeta Enigma/

Related Articles