“Po e bëjmë një robot në Prishtinë që ndërton deri në 1000 tulla në ditë, mos i tregoni Ministrisë së Kulturës”

“Po e bëjmë një robot në Prishtinë që ndërton deri në 1000 tulla në ditë, mos i tregoni Ministrisë së Kulturës”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar një projekt që po zhvillohet në kryeqytet, krijimin e një roboti që do të ndërtojë tulla nga materiale të ricikluara.

Nga Venecia, Rama ka zbuluar se roboti do të jetë në gjendje të prodhojë nga 600 deri në 1 mijë tulla në ditë, duke përdorur vetëm materiale të ricikluara, si pjesë e përpjekjeve për ndërtim të qëndrueshëm dhe teknologji të avancuar.

“E kam një befasi për ju. Jemi duke e ba edhe robotin në Prishtinë, që ka me përdorë materiale të reciklume, edhe prej materialeve të reciklume me ndërtu tulla, 600-1000 në ditë”, tha Rama.

Kryetari me këtë rast thumboi edhe institucionet qendrore, duke përmendur Ministrinë e Kulturës dhe IKMM-në, në lidhje me ndërhyrjet në sheshin “Xhorxh Bush”, duke thënë se mund ta ndalin edhe këtë.

“Mos i tregoni IKMM’së dhe Ministrisë së Kulturës se vijnë na e ndalin. Mbane privatësinë”, shtoi ai.

Related Articles