“Po e mbrojmë Çernobilin nga terroristët”

“Po e mbrojmë Çernobilin nga terroristët”

Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Rusia po e mbron Çernobilin për të siguruar që “grupet nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste nuk mund të përdorin situatën në vend për të organizuar një provokim bërthamor”.

Rusia tha gjithashtu se nivelet e rrezatimit në zonën përreth uzinës ishin normale dhe se stafi po vazhdonte të monitoronte nivelet e radioaktivitetit.

Më tej në deklaratë thuhej se Rusia bëri pretendime të ndryshme për përfitimet e saj në luftë, duke thënë se trupat kishin avancuar në Donetsk dhe Luhansk.

Gjithashtu u bë me dije se më shumë se 150 trupa ukrainase ishin dorëzuar dhe se dhjetëra objekte të infrastrukturës ushtarake ukrainase, armë dhe automjete ishin shkatërruar.

Forcat e armatosura të Ukrainës, ndërkohë, bënë pretendimet e tyre konkurruese në një postim në Facebook më herët, duke thënë se ata po mbanin linjën në Donetsk dhe Luhansk ku trupat ruse nuk kishin pasur “asnjë sukses” dhe gjithashtu kishin shtyrë trupat ruse në zona të tjera.

Ndërsa, bombardimet mbi kryeqytet dhe lufta në shumë qytete të tjera, vijon të jetë e fortë.

Related Articles