Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi që ky i fundit refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve në pyetjet për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Gazeta Enigma.
“Po e përjetojmë kohën kur Kryeministri i Kosovës heziton të përgjigjet për marrëdhëniet e tij me SHBA-në. Historikisht, qëndrimi i çdo zyrtari të Kosovës në këtë aspekt ka qenë i qartë dhe është folur me krenari për miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA-në”, shkroi Hoti në një postim në Facebook.
“Çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës”, shtoi tutje paraardhësi i Kurtit. /Gazeta Enigma