Fero është një prej personazheve më në qendër të vëmendjes së fundmi, jo vetëm për përkushtimin ndaj fesë islame, heqjes dorë nga muzika, por edhe për marrëdhënien e komplikuar me bashkëshorten Arbenita Ismajli (pas dhunës që ushtroi ndaj saj), ndryshimin e emrit, biznesin e ri dhe shumë tjera. Djalë i zënë…
Në fakt, marrëdhënia e tij me Arbenitën mbetet ende “mister”, duke qenë se janë ndarë, por ende divorcuar, ndërsa pak ditë më parê ish-reperi tha se nuk ka interes të dijë se çfarë bën ajo me jetën e saj dhe i intereson vetëm e bija. Nga ana tjetër, modelja ka postuar një video së fundmi, me gjasë dedikuar Feros, ku tregonte që kishte refuzuar çdo mashkull prej tij, ndërsa tani, ish-reperi po vazhdon “lojën” në rrjetet sociale dhe ka postuar një foto për Arbenitën.
“Unë kur isha me Arbenitën”, ka shkruar ai bashkangjitur një fotoje ku shfaqet një luan me luaneshën e tij, shenjë kjo që zbulon edhe ndjenjat e ish-reperit.
Tani të shohim si do vazhdojë “loja”..