“Po”-ja e Krasniqit, Behrami: Pa dialog, ngërçi nuk kalohet

“Po”-ja e Krasniqit, Behrami: Pa dialog, ngërçi nuk kalohet

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami e ka mbështetur Memli Krasniqin në vendimin për t’i shkuar në takim Albin Kurtit, pas ftesës së këtij të fundit.

Ai ka thënë së bën mirë që Krasniqi shkon në këtë takim, duke renditur disa arsye.

Sipas tij, e para është që PDK gjithmonë ka pasur guximin që pakënaqësitë t’ua thotë kundërshtarëve në sy.

Këto janë arsyet e renditura nga Behrami:

  • PDK gjithmonë ka pasur guximin që pakënaqësitë t’ua thotë kundërshtarëve në sy
  • ⁠Pa dialog, ngërçi politik në të cilin kemi hyrë, nuk kalohet
  • ⁠Pa kompromise nga VV-ja, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet
  • ⁠Mosshkuarja në takim do ta thellonte krizën politike dhe përçarjen, si dhe do të krijonte përshtypjen e gabuar se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit
  • ⁠Nëse Kurti këtë takim e ka projektuar si bllof politik, kjo do t’i hakmerret atij
  • PDK ka dëshmuar që në periudhat më kritike për vendin të jetë faktor përcaktues për tejkalimin e sfidave të brendshme
  • Shkuarja në takim nuk është tërheqje nga kërkesat tona, por vetëm një mundësi për t’i përforcuar ato.

Related Articles