Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve për proceset integruese të vendit.
Aty deputet e opozitës kërkuan dorëheqjen e ministres Hajdari për shkak të skandalit me rezervat shtetëror për të cilat ajo është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale.
Kjo edhe nxiti debate mes Kryetares se Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi dhe deputeti i VV-së, Driton Hyseni.
Deputeti Hyseni akuzoj deputeten Krasniqi se është duke ju mohuar fajin anëtareve të tjerë të Komisionit.
Ai tha se nuk e di se çfarë sikleti ka deputetja Krasniqi, pasi sipas tij, ministrja Hajdari ka ardhur me shumë dashamirësi me raportu për procesin e integrimeve evropiane.
“Kush je ti me na e ndal fjalën neve, je kryetare e Komisionit, po ushtro mandatin e kryetares në përputhje me ligjin edhe rregulloren e punës. Vetëm një gjë, rregulloren e punës po tregoj ty dhe secili këtu që fjalën nuk mundet me ja ndalu kërkosh. Po e lus kryetaren e Komisionit me qenë korrekte me koleg, në këtë rast me mua sepse ma dha fjalën, dy herë po e ndezi mikrofonin edhe po flet vetë. Nuk e di çfarë sikleti ki, ministria ka ardhë me shumë dashamirësi me raportu për procesin e integrimeve evropiane edhe jemi duke folur për çështje që lidhen me procese integruese”, ka thënë ai.
E deputetja Krasniqi tha se deputet e VV-së nuk kanë marr pjesë në Komisionin Hetimorë pasi kanë pasur frikë.
“Po kceni po folni palidhje qysh nuk është proces integrues luftimi i krimit të komisionit pse nuk keni ardhur në komision hetimore se tutni”, ka thënë ajo.