Një shtetas turk ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës sot, pasi i njëjti ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli nga autoritetet e Turqisë.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se 61-vjeçari është i dërnuar me mbi 14 vite burgim.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar me sukses kryerjen e detyrave ligjore në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor me shtetet tjera, ku gjatë ditës së sotme pas një pune operativo-hetimore e ka arrestuar shtetasin turk A.P (viti I lindjes 1962), i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe i dënuar me mbi 14 vite burgim”, thuhet në njoftim.