Pasi siguroi kualifikimin në Euro 2024 me pikën që mori përballë Moldavisë në transfertë, Kombëtarja shqiptare është gati që të luajë ndeshjen e fundit. Kuqezinjtë e Syvlinhos do të luajnë të hënën e 20 nëntorit përballë Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.
Një ndeshje që fokusimi duket se është 100% pasi “shqiponjat” kërkojnë fitoren për të siguruar vendin e parë dhe kualifikimin në Europian ta mbyllin si kokë grupi. Por më shumë se një ndeshje kualifikuese, pritet të jetë një ndeshje feste. Stadiumi do të jetë i tejmbushur dhe magjinë e kësaj mbrëmje e paralajmëron dhe Federata Shqiptare e Futbollit.
“Po ku ka si ti, o Shqipëria ime! Jo vetëm futboll, në ‘Air Albania’, ndaj Ishujve Faroe ka edhe festë! Një mbrëmje magjike që nuk duhet humbur”, shkruan FSHF në faqen zyrtare.