Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut është goditur me thikë gjatë një konference që ai po mbante në qytetin e Busanit.
Sipas agjencisë së lajmet Yonhap, Lee Jae-Myung u godit me thikë në anën e majtë të qafës. Ndërkohë autori i kësaj ngjarjeje është arrestuar. Lideri i opozitës është dërguar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Politikani 59-vjeçar drejton Partinë Demokratike të Koresë. Ai nuk është aktualisht një anëtar i legjislaturës së Koresë së Jugut, por pritet të kandidojë për një vend në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen në prill 2024.
Në zgjedhjet presidenciale të 2022, ai humbi me 0.73% të votave ndaj aktualit Presidenti Yoon Suk Yeol. Ai pritet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2027.