“Po na detyron me ju qitë jashtë” – ZRRE nuk i lejon gazetarët të bëjnë pyetje në mbledhje

“Po na detyron me ju qitë jashtë” – ZRRE nuk i lejon gazetarët të bëjnë pyetje në mbledhje

Bordi i Zyrës Regullative të Energjisë në mbledhjen e sotme i ka pamundësuar gazetarëve të bëjnë pyetje, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë diskutimit të pikave të rendit të ditës, ka ndodhur një përplasje verbale mes gazetarëve dhe kryesuesit të Bordit, Ymer Fejzullahu. Një gazetar kërkoi të bëjë një pyetje, por kjo gjë atij nuk iu lejua.

Fejzullahu është përgjigjur: “Mos na detyro me ju qit jashtë.”

“Me na largu jashtë nuk mundeni po… nuk ju kushton asgjë të jepni një përgjigje që intereson njerëzve”, tha një gazetar tjetër.

Pas kësaj mediave iu kërkua ta lëshojnë mbledhjen. / Gazeta Enigma./

Related Articles