Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi

Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflitet si një nga emrat potencialë për garën për kryetare të Komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Krasniqi nuk ka mohuar mundësinë e kandidimit, por theksoi se ende nuk është marrë një vendim zyrtar nga strukturat e partisë në nivel lokal.

“Ende nuk është vendosur asgjë. Ne e kemi një kryesi të degës që merr vendimin, dhe pastaj ajo e dërgon propozimin në Kryesinë e LDK-së në nivel qendror. Jemi duke pritur se kur do të mbahet takimi,” tha ajo për Reporterin.

Pos Krasniqit, për të parin e komunës së Vushtrrisë, si kandidat i LDK-së përflitet edhe Xhafer Tahiri, i cili në zgjedhjet e fundit e humbi pushtetin pasi u mund nga Ferit Idrizi i PDK-së.

Një tjetër emër i përfolur brenda LDK-së është edhe Adnan Lahu.

Related Articles