Po punonte në një bujtinë, zhduket një person në Lumin e Shalës

Po punonte në një bujtinë, zhduket një person në Lumin e Shalës

Kanë kaluar katër ditë prej kur Edison Oruqi, është zhdukur pa asnjë gjurmë.

Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Për familjarët dhe bashkëpunëtorin e tij, zhdukja e Oruqit papritmas është e mistershme për shkak se ai për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë.

Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta riktheje të nesërmen.

Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre, njoton TCH, transmeton Gazeta Enigma

Ka qenë vete Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin ne polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim.

Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat. /Gazeta Enigma

Related Articles