“Po të kishim prokurori të aftë nuk do kishim ministra që akuzojnë mediat”

“Po të kishim prokurori të aftë nuk do kishim ministra që akuzojnë mediat”

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftarsaj, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për sulme ndaj mediave.

Ai ka bërë me dije se sikur Kosova të kishte prokurori të aftë nuk do të kishte ministra që akuzojnë mediat vetëm pse ato ua ekspozojnë aferat korruptive.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në një shtet të së drejtës ministrat e korruptuar do të duhej të ishin në burg.

“Sikur të kishim prokurori të aftë, të pavarur dhe të bindur ndaj kushtetutes dhe ligjit, nuk do kishim ministra që akuzojnë median për shpifje vetëm pse iu ekspozohen aferat korruptive. Ne nje shtet ku ka shtet ligjor, prokuror te ndershem dhe gjyqtar me integritet, ministrat e korruptuar emisionet do i shihnin nga burgu, ne pritje te gjykimit. Po pasi skemi shtet ligjor, e skemi prokuror të dijshem e te bindur ndaj ligjit, kemi politikane qe e shkelin ligjin haptazi dhe akuzojne te tjeret qe guxojne me raportu korrupsionin. Ne keto raste edhe politikanet e korruptuar edhe prokuroret e paguximshem dalin nga situata duke e bere shqiponjen dhe duke bere heroin”, ka shkruar Miftaraj.

Related Articles