Po transportonin afganë ilegalisht, arrestohen dy persona në Vërmicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar janë arrestuar në Vërmicë, të hënën, pasi ishin duke i transportuar me veturën e tyre katër shtetas të Afganistanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Në raportin e policisë thuhet se vetura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Fsh. Vermicë, 28.03.2022 – 21:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit me veturën e tyre janë hasur duke transportuar katër shtetas nga Afganistan. Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport/ Gazeta Enigma.

Related Articles