Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë.
Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë transportin e postës së shpejtë me veturën e postës me targa vendore, nga skaji i rrugës i kishin dalë para katër persona të maskuar të cilët e kishin nxjerrë nga vetura dhe ia kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.
Paratë ishte pronë e postës dhe disa të tjera personale.
Viktima, si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin.