“Zbatimi i marrëveshjes bazohet në faktin se diçka duhet të jepet, për të marrë diçka”, deklaroi i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ndërsa, lidhur me këtë deklaratë të Lajçakut, PSD-ja po potencon se u vërtetua që Kosova nuk mund të anëtarësohet në ndonjë organizatë të BE-së pa respektimin e marrëveshjes së Brukselit të cilën e ka pranuar Kurti.
Kështu të paktën u shpreh, Bardh Ahmeti nga PSD.
“Miroslav Lajçak edhe njëher e perseriti qëndrimin e BE-së, se Kosova as nuk do të përfitoj nga fondi i rritjes për Ballkanin Perendimor, dhe as nuk mund te antarësohet në ndonjë organizatë të BE-së pa respektimin e marrëveshjes së Brukselit të cilën e ka pranuar Kurti”, tha Ahmeti.
Madje, sipas Ahmetit tashmë është duke u vërtetuar çdo ditë e më shumë se, dëmi që Kurti ia ka sjell Kosovës është shumë i madhë.
“Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se dëmi që Kurti i’a ka sjell Kosovës me pranimin e asaj marrëveshje, tashmë është shumë i madh. Situata në të cilën kjo qeveri e ka fut Kosovën është ose të izolohet nga bashkësia ndërkombëtare, ose ta themeloj Asociacionin. Ky është rezultati i negociatave të Kurtit”, tha Ahmeti për GazetaBlic.