Po zhvillonin gara të shpejtësisë në Shtime, 19-vjeçari gjobitet me një mijë euro, 20-vjeçari me 500

Po zhvillonin gara të shpejtësisë në Shtime, 19-vjeçari gjobitet me një mijë euro, 20-vjeçari me 500

Policia në Shtime ka gjobitur dy shoferë të cilët me veturat e tyre po zhvillonin gara të shpejtësisë.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 20 korrik në rrugën “Adem Jashari” në këtë komunë. Madje të dyshuarit nuk i ishin bindur shenjës së ndalimit të zyrtarëve policorë.

Një nga të dyshuarit, 19-vjeçar është gjobitur me një mijë euro, ndërsa tjetri, një 20-vjeçar është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative dhe i është marrë leja për një vit.

KOMUNIKATË:

Ndalen dy shoferë që zhvillonin gara shpejtësie në Shtime

Njësia e patrullës së stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit rutinor, ka hasur në dy automjete që po zhvillonin gara shpejtësie, duke rrezikuar sigurinë publike.

Rasti ka ndodhur më 20.07.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku janë ndaluar dy shoferë që po drejtonin automjetet me shpejtësi të tejkaluar dhe nuk i ishin bindur shenjës së ndalimit të zyrtarëve policorë.

Të dy shoferët janë ndaluar dhe ndaj tyre janë marrë masa për shkelje të rëndë të ligjit.

Shoferi E.B. (19 vjeç), me leje të drejtimit të huaj dhe me pëlqimin e tij, është dënuar me gjobë prej 1000 euro.

Shoferi tjetër, A.B. (20 vjeç), është dënuar me gjobë prej 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të garantuar sigurinë në rrugë dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme si garat e shpejtësisë, të cilat mund të kenë pasoja fatale për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

Related Articles