Rrugës së re të Lidhjes Demokratike do t`i shtohet edhe një stacion.
Përmes serive të audio bisedave të njohura si podcast, të realizuara nga selia e kësaj partie po synohet që të realizohen bashkëbisedime me personazhe të ndryshme jo veç nga politika.
Nën moderimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, do të shoshiten temat me interes për qytetarët.
Një format i tillë inovativ për skenën kosovare politike, pritet të përfshijë brenda vete edhe kritikën e drejtpërdrejt.
Kjo metodë komunikimi, për Alban Zenelin, profesor i gazetarisë u bë trend në rajon së fundi nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Platforma po shihet si mundësi ideale komunikimi me votuesin.
Seria e parë e podcastit do të transmetohet të hënën mbrëma dhe protagonist është shoumeni Besim Dina.