Podolski kacafytet me futbollistin kosovar (VIDEO)

Podolski kacafytet me futbollistin kosovar (VIDEO)

Ish-futbollisti i kombëtares së Gjermanisë Lukas Podolski, para disa ditësh pati një përplasje të ashpër me referin për shkak të ndëshkimit me kartonin e kuq, gjatë një ndeshje bamirësie në mes të Gornik Zabrze dhe Rot-Weiss Essen.

Ai pati edhe një përplasje verbale me futbollistin kosovar Valon Zumberi.

Rezultati ishte i barbartë, 2:2 në fundin e ndeshjes ku gjyqtari kishte akorduar një penallti dhe Podolski kishte filluar ta ofendonte gjyqtarin e ndeshjes për ta sulmuar më pas të njëjtin me një shishe ujë, shkruajnë mediat gjermane.

Por, Podolski ka kërkuar falje për incidentin e po ashtu falje i ka kërkuar edhe Zumberit.

Ajo që vlen të theksohet është se shuma e turneut të bamirësisë ka arritur në 2 milionë euro.

Related Articles