Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë më 25 tetor, në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë, si dhe ka janë sekuestruat dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorë në rast.
Personat e dyshuar të cilët ndodheshin në arrati janë O.K., mashkull 68 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.K., mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Numri total i personave të arrestuar për këtë rast është katër”, thuhet në kumtesën e PK-së.