Podujevë: Babai keqtrajton fëmijën e tij, e bën për spital

Podujevë: Babai keqtrajton fëmijën e tij, e bën për spital

Policia e Kosovës ka raportuar se është keqtrajtuar një fëmijë nga babai i tij, në Podujevë, raporton Gazeta Enigma.

Tutje, në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se fëmija ka pranuar tretman mjekësor.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar fëmijën e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Related Articles