Podujevë: Dyshohet se bashkëpunëtori i Bulliqit e sulmoi sekretarin e LDK-së

Podujevë: Dyshohet se bashkëpunëtori i Bulliqit e sulmoi sekretarin e LDK-së

Sipas raportit të Policisë duket se përplasjet mes pushtetit lokal në Podujevë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë qytet nuk kanë përfunduar, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas rastit të kryetarit të komunës Shpejtim Bulliqi dhe asamblistit të LDK-së, Ekrem Rrahmani, në media u raportua se të dielën e 15 shtatorit ka ndodhur edhe një incident mes eksponentëve të dy taborëve.

Në rastin e fundit dyshohet se bashkëpunëtori i Shpejtim Bulliqit, Rinor Hajrullahu, e ka sulmuar sekretarin e degës së LDK-së në Podujevë, Besim Halitin.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga policia, ku kanë bërë të ditur se Hajrullahu është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Podujevë 15.09.2024, 16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se rreth këtij incidenti mbrëmjes e së dielës ka reaguar dega e Lidhjes Demokratike në Podujevë, por asnjë fjalë nuk ka ende nga pala tjetër. /Gazeta Enigma/

Related Articles