Një person i gjinisë mashkullore ka hasur në eshtra teksa po punonte tokën në Zhiti të Podujevës.
Dyshohet se eshtrat janë të njeriut.
Policia njofton se eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme.
“GJETJE E MBETJEVE MORTORE /Fsh. Zhiti, Podujevë 15.05.2022 – 17:52. Dëshmitari mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar tokën, kishte hasur në disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim. / GazetaEnigma