Është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron 50.000 deri të hënën, raporton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Enigma.