Podujevë: Kryhen dy bastisje, sekuestrohet arma e zjarrit

Policia e Kosovës njofton se sot ka kryer një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Metehi të komunës së Podujevës, ku ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një revole të tipit EKOL Special, e kalibrit 9 mm.

Bëhet e ditur se ndaj të dyshuarve A. I. 18-vjeçar dhe T. Sh. 20-vjeçar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

Related Articles