Një person është ndaluar lidhur me rastin e plagosjes së dy personave në Podujevë.
Kështu tha për Klankosova.tv Nijazi Jashari, komandant i stacionit policor në këtë qytet.
Jashari tha se ende nuk dihet nëse personi në fjalë është i dyshuari, pasi që ai ende nuk është intervistuar.
“Është ndaluar një person. Akoma nuk e dijmë nëse personi në fjalë është i dyshuari pasi që ai ende s’është intervistuar. Kjo do të kuptohet pasi që ai të intervistohet” – tha Jashari.
“Jemi akoma në vendin e ngjarjes me hetuesit dhe jemi duke e hetuar rastin” – tha ai për Klankosova.tv.
Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, plagosen dy persona