Podujevë: Një objekt përfshihet nga zjarri, s’ka të lënduar

Podujevë: Një objekt përfshihet nga zjarri, s’ka të lënduar

Në orët e hershme të së enjtes, në Podujevë një objekt u përfshi nga zjarri.

Sipas policisë, ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një auto-servis. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles