Një vjedhje e një trotineti elektrik ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku i dyshuari ka hyrë me forcë në një veturë për ta marrë trotinetin.
I njëjti më pas është identifikuar dhe arrestuar. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“22.06.2024-11:40. Është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me forcë kishte hapur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe kishte vjedhur një trotinet elektrik. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë raporti i policisë. /Gazeta Enigma