Policia e rajonit të Prishtinës zhvilloi mbrëmë një aksion në Podujevë ku kontrolloi dy lokale të dyshuara për veprimtari të paligjshme.
Në lokalin e parë u gjetën dhe u sekuestruan 5 aparate lojërash të fatit dhe para të gatshme, ndërsa u arrestua një person i dyshuar.
Në lokacionin e dytë, policia zbuloi një sasi narkotikësh dhe një armë të ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan për hetime të mëtejshme.
“Aksioni bën pjesë në përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në rajon. Hetimet dhe kontrollet vijojnë për identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që shkelin ligjin”, thuhet në njoftimin e Policisë.